Antoine Griezmann pritet që në këtë javë ta kompletojë transferimin te Barcelona nga Atletico Madridi.
Sulmuesi francez ka bërë të ditur javë më parë se po largohet nga Los Cholchoneros, andaj transferimi i tij te Blaugranët mund të kompletohet në ditët në vijim.
Ara raporton se skuadra katalunase ka gjithçka gati për transferimin e francezit, derisa do të paguajë 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Sipas raportimi të gazetës katalunase, Barca nuk pret ndonjë komplikim gjatë marrëveshjes me Griezmannin. E vetmja gjë që mund të vihet në dilemë është se nga Camp Nou duhet të largohet një lojtar, në mënyrë që të mos rrezikohet shkelja e rregullit financiar.
Nga Barcelona pritet të largohet Nelson Semedo që ka zgjuar interesimin e skuadrave, si Juventus, Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain.
Ara raporton po ashtu se marrëveshja në mes të Barcelonës dhe rivalit të tyre nga La Liga për francezin mund të mbyllet të mërkurën e kësaj jave. /Telegrafi/