Telegrafi

Barcelona mposht Tottenhamin në penallti – Arthur shënon supergol, Malcom nga penalltia

Barcelona (Getty Images)

Barcelona ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 5-3 në penallti, pas loja e rregullt përfundoi me barazim 2-2.

Gjiganti katalunas i ka nisur me fitore përgatitjet parasezonale pasi ka mposhtur skuadrën angleze në International Champions Cup.

Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi skuadrës së Ernesto Valverdes që arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Barcelona e nis me fitore turneun para-sezonal (Getty Images)

I pari erdhi në minutën e 15-të dhe u shënua nga Munir El Haddadi, ndërsa goli i 2-0 erdhi në minutën e 29-të, ku transferimi i ri, Arthur Melo shënoi një supergol.

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bënë shumë zëvendësime, ndërsa ishin anglezët ata të cilët shënuan dy herë në fund të ndeshjes për të barazuar.

Fillimisht ishte Heung-Min Son (73′), i cili ngushtoi epërsinë në 1-2, ndërsa goli i barazimit 2-2 u shënua nga Georges-Kevin N’Koudou.

Malcom në aksion (Getty Images)

Pas këtij goli, asnjëra skuadër nuk arriti të tund rrjetën dhe pas 90 minutave loja përfundoi me barazim dhe fituesi u desh të përcaktohej nga penalltitë.

Në penallti më të saktë ishin katalunasit, të cilët shënuan të pesë penalltitë, ku nga ta edhe transferimi i shumëpërfolur Malcom, ndërsa Spurs humbën një dhe ndeshja përfundoi me rezultat 5-3. /Telegrafi/