Telegrafi

Barcelona mohon takimin me Zahavin për Lewandowskin

Barcelona po mohon një takim me agjentin Pini Zahavi për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Gazeta Marca raportoi se bisedimet mes dy palëve filluan muaj më parë dhe një qëndrim duket se do të vijë. Por, asgjë nuk është përfunduar ende.

Sipas Jijantes, agjenti i tij, Pini Zahavi, ishte në Barcelonë të mërkurën, por Blaugranët kanë mohuar se ka pasur një takim.

Lexo po ashtu Robert Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

Lojtari, i cili ka një kontratë me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2023, tashmë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Camp Nou. Pak ditë më parë ai tha se mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për skuadrën bavareze.

“Unë nuk do të nënshkruaj një kontratë të re. Ne duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dyja palë. I thashë klubit se nëse vjen një ofertë, atëherë duhet të mendojmë për të. Është gjithashtu ajo që është më e mira për klubin”.

“Është shumë e mundur që kjo ishte ndeshja ime e fundit me Bayernin. Nuk mund të them me siguri, por është e mundur që të ishte. Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe për klubin”, kishte deklaruar Lewandowski.

Lexo po ashtu Lewandowski e konfirmon edhe personalisht se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun

Barcelona e ka pranuar se Lewandowski është një nga objektivat e tyre këtë verë, por gjithashtu se marrëveshja nuk do të jetë aspak e lehtë.

Situata financiare e klubit katalunas nuk lejon shpenzime të mëdha këtë vit.

Në çdo rast, klubi katalunas ka mohuar që të ketë takuar agjentin e lojtarit të shumëvlerësuar të Bayernit. /Telegrafi/