Antoine Griezmann nuk do të largohet këtë verë nga Barcelona, përkundër spekulimeve për një gjë të tillë.
Sulmuesi francez nuk ka arritur të ambientohet mirë te katalunasit në vitin e tij të parë në Camp Nou.
29-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e kaluar për një shumë prej 120 milionë eurove nga Atletico Madrid.
Reprezentuesi francez ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare këtë edicion me Barcelonën, ku ka shënuar 15 gola e ka bërë katër asistime.
Te Barcelona kanë mbetur të zhgënjyer me vitin e parë të francezit, por përkundër kësaj ata nuk do ta largojnë atë.
Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona do t’i japë edhe një rast tjetër Griezmannit për edicionin e ri.
Nëse Griezmann nuk do të tregojë diçka më shumë, atëherë ekziston mundësia që Barça ta shes atë edhe në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/