Barcelona ka fituar në udhëtim te Sevilla me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.
Ekipi i Ronald Koeman ka vazhduar serinë pozitive dhe ngjitjen në tabelë, duke siguruar një fitore të madhe në Ramon Sanchez Pizujan.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të katalunasve, të cilët përkundër rasteve të shumta arritën të shënojnë vetëm një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 29-të dhe ishte Ousmane Dembele, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Lionel Messit.
HALFTIME
0️⃣ Sevilla
1️⃣ Barça (@Dembouz, 29')#SevillaBarça pic.twitter.com/bttB4dxHaF— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 27, 2021
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por edhe kësaj radhe shënoi vetëm Barcelona.
Ishte kapiteni i skuadrës Messi (86′), i cili shënoi për 0-2 pas një aksioni të mirë të mysafirëve dhe ky doli të ishte goli i rezultatin përfundimtar.
💥💥💥💥💥💥💥💥💥💥 BOOOOOOOOOOM! A RELENTLESS LEO #MESSI EXTENDS BARÇA'S LEAD TO 2-0! pic.twitter.com/NSmclG9trb
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 27, 2021
Pas kësaj fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë me 53 pikë apo dy më pak se Atletico Madridi i pari, ndërsa Sevilla zë vendin e katërt me 48 pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit udhëtojnë te Osasuna, ndërsa andaluzianët luajnë në udhëtim te Elche. /Telegrafi/
Un début de match très compliqué, assez fade, mais Lionel Messi et sa vista en collaboration avec la vitesse d'Ousmane Dembélé viennent lancer ce match !https://t.co/0AFIRCu66E
— Franek (@FranekFoot) February 27, 2021
https://twitter.com/Lionel10Team/status/1365708390803132419