Nico Williams vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar nga top klubet evropiane.
Sulmuesi spanjoll po shkëlqen në vitet e fundit me Athletic Bilbaon, derisa kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024.
Shumë klube të mëdha përfshirë Barcelonën, Liverpoolin, Real Madridin, Arsenalin e Chelsean janë vënë në kërkim të tij.
Megjithatë Barcelona e ka të qartë se nënshkrimi i Nico Williams do të konsiderohet vetëm nëse futbollisti përfundon angazhimin e tij në Athletic Bilbaon në verën e vitit 2024.
Drejtuesit e Barçës kanë kontaktuar tashmë me rrethin e lojtarit dhe i kanë bërë të qartë se do të ishin të kënaqur nëse do ta transferonin Williamsin.
Por gjiganti katalunas nuk është i gatshëm të shpenzoj para në janar për të nënshkruar me të dhe duan vetëm të nënshkruajnë para kontratë.
Tani mbetet në dorë të Nico Williams nëse do ta pres Barcelonën deri në verë apo do të transferohet tek ndonjë skuadër tjetër evropiane. /Telegrafi/