Barcelona po lidhet me një transferim të yllit brazilian të Evertonit, Richarlison.
Richarlison u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Watfordi te Evertoni për plot 50 milionë euro.
Kjo shifër e paguar nga Evertoni u kritikua shumë nga futbolldashësit pasi mendonin se janë shumë për një lojtar si Richarlison.
Megjithatë, sulmuesi brazilian ka filluar menjëherë shkëlqimin me fanellën e kaltër duke shënuar shtatë gola në 13 ndeshje të Ligës Premier.
Ylli brazilian mund të luaj si sulmues krahu, por edhe si qendërsulmues dhe kjo i ka bërë kureshtar skuadrat e mëdha evropiane.
Sipas mediumit britanik Daily Star, Barcelona është duke shikuar mundësinë e transferimit të Richarlison në Camp Nou.
Sulmuesi 21-vjeçar shihet si pasardhës afatgjatë i Luis Suarezit, i cili është afër të mbush 33 vjet, ndërsa si pasues i uruguaianit po flitet edhe Harry Kane.
Evertoni mendohet se do të rezistojë për shitjen e Richarlisonin, por mediumi britanik thotë se një gjë e tillë do të jetë e vështirë kur është në pyetje Barça. /Telegrafi/