Site icon Telegrafi

Barcelona mendon shitjen e njërin prej tre yjeve më të mëdhenj të ekipit

Barcelona po mendon shitjen e një ylli të skuadrës për të rregulluar financat e klubit dhe dyshja e mesfushorëve, Frenkie de Jong dhe Ilkay Gundogan duket se janë më të rrezikuarit.

De Jong nuk është më i paprekshëm te Barcelona. Sipas OnzeTV3, Barcelona po mendon seriozisht ta shesë holandezin për të mbledhur para gjatë verës.

E njëjta gjë vlen edhe për Gundogan dhe disa lojtarë të tjerë të lartë, përfshirë portierin Marc-Andre Ter Stegen. Barça beson se mund të mbledhë fondet e nevojshme për të qetësuar situatën financiare vetëm nëse bëjnë një shitje të madhe.

Do ta dëmtonte Barçën nëse do të ndahej me De Jong duke marrë parasysh atë që ai i sjell ekipit teknikisht. Megjithatë, holandezi është fituesi më i madh në klub dhe Barça pa sukses është përpjekur të ulë pagën e tij.

Lexo po ashtu Nga shitjet e Araujos dhe De Jongut, te zëvendësimi i Xavit dhe transferimet e verës – Deco flet për të gjitha

Nëse këto përpjekje vazhdojnë të godasin një mur deri në verë, shitja e 26-vjeçarit do të bëhej një mundësi reale.

Pritet që disa lojtarë do të ndjekin Xavin gjatë verës, duke përfshirë Sergi Roberton dhe Marcos Alonson, të cilët do të bëhen lojtar të lirë më pas.

Por pyetja e madhe është se kë shet klubi për të mbledhur paratë që i nevojiten dëshpërimisht për të punësuar një trajner të ri dhe për të regjistruar lojtarë të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version