Barcelona është e gatshme që ta përdor Ousmane Dembelen që të arrijë te mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin.
Sipas Don Balon, Barca është e gatshme që ta lirojë Dembelen, i cili erdhi për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund.
Barcelona frikësohet se karriera e Dembeles në këtë klub, mund të shkojë për keq sikurse Arda Turanit.
Dhe ideja është që Dembele të kalojë të Arsenali, aty ku do ta rigjente Pierre-Emerick Aubameyangun.
Nuk dihet nëse francezi do të shitet përfundimit, apo flitet për një huazim për një vit apo dy.
Barca shpreson që nga kjo marrëveshje ta marr Bellerinin, i cili është rritur në akademinë e këtij klubi dhe ishte afër që të bashkohej vitin që shkoi.
Për Barcelonën lajmi i mirë është se me formacionin 4-4-2, Sergi Roberto mund të luajë si mesfushor, për t’i lëshuar vend Bellerinit në të djathtë. /Telegrafi/