Gjiganti katalunas, Barcelona po mendon të përforcohet në afatin kalimtar të verës me futbollist cilësorë.
E në repartin e mesfushës, katalunasit kanë piketuar yllin boshnjak të Juventusit, Miralem Pjanic.
Pjanic ka pasur paraqitje mbresëlënëse me gjigantin italian në dy stinorët e fundit.
Edhe para transferimit tek ‘Zonja e Vjetër’, boshnjaku ka qenë në formë të mirë sa mbante veshur fanellën e Romës.
Kësisoj sipas të përditshmes ‘Don Balon’, Pjanic është në listën e dëshirave të Barcelonës.
Lideri aktual i La Ligës po mendon që të tentojë me një ofertë prej 45 milionë euro për transferimin e mesfushorit në ‘Camp Nou’.
Edhe pse duket vështirë e realizueshme që Pjanic të largohet nga Juventus, Barcelona do të bëjë çmos për transferimin e tij.
27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/