Telegrafi

Barcelona mendon për përforcime në afatin e janarit: Gati një listë me emra të njohur të cilëve iu përfundon kontrata

Klubet e futbollist së shpejti do të shkojë në një pauzë dy mujore për shkak të Kupës së Botës, por kjo nuk do të thotë se gjigantët evropianë nuk po bëjnë tashmë plane për vazhdimin e sezonit.

Barcelona që ka dështuar në Ligën e Kampionëve, por po ecën mirë në La Liga, mund të jetë përsëri shumë aktive në afatin kalimtar, kësaj radhe dimëror.

Katalanasit besojnë se duhet të forcojnë edhe më tej skuadrën në mënyrë që të jenë në gjendje të përballen me më të mirët dhe tashmë kanë gati një listë me lojtarët që janë në vitin e fundit të kontratave të tyre.

Sipas burimeve të Mundo Deportivo, drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, tashmë ka hartuar një listë të nënshkrimeve të mundshme.

Në listë janë lojtarë si N’Golo Kante, Jorginho, Youri Tielemans, Diogo Dalot, Nicolas Jackson dhe Youssouf Moukoko.

Të gjithë këta kanë nga shtatë muaj të mbetur në kontratat e tyre aktuale dhe në janar do të jenë të lirë të fillojnë negociatat me klubet e ardhshme të mundshme ku mund të transferohen në verën e vitit 2023 si lojtarë të lirë.

Barcelona do të përpiqet të reagojë herët dhe të marr të paktën njërin prej tyre menjëherë për dimër. /Telegrafi/