Barcelona po shikon me vëmendje sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland.
19-vjeçari ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje në sezonin 2019/20, gjë që ka bërë që shumë nga skuadrat më të mëdha të Evropës të vihen pas norvegjezit.
Barcelona po kërkon një zëvendësim për Luis Suarez, i cili i mbush 33 vjeç në janar, dhe mediumi ESPN raporton që Haaland është në radarin e tyre.
Javëve të fundit, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është përfolur gjithashtu si një pasues ideal i Suarezit te klubi Blaugrana.
Salzburgu pret që të fitojë 100 milionë euro nga shitja e Haalandit.
Interesim për të kanë shprehur edhe Liverpooli, Manchester Unitedi, Arsenali dhe Juventusi. /Telegrafi/