Barcelona thuhet se janë të gatshëm për të shkuar deri tek shifra prej 35 milionë euro në vit për kontratën e re të Lionel Messit, dhe kështu mbeten me shpresë të një arritje të marrëveshjes.
Sipas gazetës së njohur spanjolle ‘Marca’, Messi është “Totti Blaugranë”, në lidhje me këtë të fundit i cili qëndroi besnik vetëm një klubi, atij italian, Roma, pasi ka hedhur tashmë poshtë pagat neto prej 50 milionëve nga Kina.
Gazeta shpjegon se Barca nuk mund të përballojë shuma të tilla ekstravagante, por janë të sigurt se numri 10 i tyre është përshtatur mirë me jetën familjare në Katalonia dhe kjo do t’iu hyjë në punë gjatë negociatave.
Kjo vjen pasi djali i tij është duke u shkolluar nga akademia e Barcas, siç janë fëmijët e miqve të ngushtë Luis Suarez dhe Gerard Pique, ndërsa ai dhe e dashura e tij, Antonella Roccuzzo, mendohet se do të marrin në konsideratë vetëm një kthim në qytetin e tyre të lindjes Rosario, nëse ata lënë Spanjën, përcjell Telegrafi.
Për më tepër, paratë nuk janë çështja më e rëndësishme për Messin pasi argjentinasi është i prirur për të shtuar më shumë trofe në kabinetin e tij tashmë të shndritshëm me trofe gjatë viteve të karrierës së tij.
Marca përfundon duke deklaruar se rinovimi i tij do të ndodhë vetëm një herë kur Barca do të finalizoj shifrat e tyre që po fliten dhe me marrëveshje e të sponsorizimit që do mbulojë edhe një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve.
Një marrëveshje e tillë do të vazhdojë të bëjë Messin lojtari më të paguar në futbollin evropian, më tepër se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo.
Ndryshe, Messi është i papërmbajtshëm këtë sezon duke shënuar 40 gola dhe asistuar në 19 raste në 40 ndeshje të luajtura. /Telegrafi/