Gjiganti katalunas, Barcelona ka vazhduar me koleksionimin e rekordeve ekipore.
Barcelona ka fituar në finale të Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0.
Kjo fitore e thellë në finalen e luajtur në Ëanda Metropolitano bëri që Barcelona të konfirmoj dominimin në këtë garë.
Fitimi i trofeut të Copa del Rey nga Barcelona u bë për herë të 30-të në histori të futbollit.
Gjiganti katalunas, përveç se e ka fituar plot 30 herë këtë kupë, ata gjithashtu fituan për herë të katërt radhazi këtë trofe.
Pas fitores, trofeun e ngriti kapiteni Andres Iniesta, i cili e ka fituar plot gjashtë herë këtë trofe, ndërsa mendohet të jetë i fundit për të, pasi pritet të largohet në verë nga Camp Nou.
Me fitimin e trofeut të 30-të të Kupës së Mbretit, Barcelona lirisht mund të quhet edhe si ‘mbret’ i kësaj kupe, pasi gjithmonë mbretëron në këtë garë. /Telegrafi/