Telegrafi

Barcelona lidhet me Dani Parejon

Mesfushori i Valencias, Dani Parejo është duke u lidhur me një transferim të papritur në Barcelonë.

Sipas gazetës Sport, ish-lojtari i Real Madridit dhe Getafes është një dëshirë e madhe e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Megjithatë, edhe përkundër dëshirës së trajnerit spanjoll,  hierarkia e klubit ende duhet të bindet në lidhje me lëvizjen për Parejon.

Lexo po ashtu Parejo: Nuk kërkova kalimin tim te Barcelona

29-vjeçari ishte në agjendën e gjigantëve katalunas vitin e kaluar, por numri i tepërt i mesfushorëve qendrorë nënkuptonte që çdo marrëveshje e mundshme ishte vënë në pritje.

Dani Parejo (Getty Images)

Por, tani duket se ‘saga Parejo’ mund të ringjallet pasi marrëdhëniet mes agjentit të ri të lojtarit dhe kampionëve spanjollë janë të përzemërta.

Parejo, i cili ka një paraqitje për Spanjën, ka një klauzolë blerje prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij në Mestalla, diçka që mund të jetë një pengesë e madhe.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit - CR7 i pari, Messi i dyti (Foto)

Është e kuptueshme që Parejo do të pëlqente një lëvizje në Camp Nou pas shtatë vjetësh me Los Che, ku u transferua nga Getafe për gjashtë milionë euro.

Ndryshe, Parejo është kapiten i Valencian dhe gjatë shtatë sezoneve të kaluara në Mestalla ka zhvilluar 276 ndeshje duke shënuar edhe 44 gola. /Telegrafi/