Mesfushori i Valencias, Dani Parejo është duke u lidhur me një transferim të papritur në Barcelonë.
Sipas gazetës Sport, ish-lojtari i Real Madridit dhe Getafes është një dëshirë e madhe e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.
Megjithatë, edhe përkundër dëshirës së trajnerit spanjoll, hierarkia e klubit ende duhet të bindet në lidhje me lëvizjen për Parejon.
29-vjeçari ishte në agjendën e gjigantëve katalunas vitin e kaluar, por numri i tepërt i mesfushorëve qendrorë nënkuptonte që çdo marrëveshje e mundshme ishte vënë në pritje.
Por, tani duket se ‘saga Parejo’ mund të ringjallet pasi marrëdhëniet mes agjentit të ri të lojtarit dhe kampionëve spanjollë janë të përzemërta.
Parejo, i cili ka një paraqitje për Spanjën, ka një klauzolë blerje prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij në Mestalla, diçka që mund të jetë një pengesë e madhe.
Është e kuptueshme që Parejo do të pëlqente një lëvizje në Camp Nou pas shtatë vjetësh me Los Che, ku u transferua nga Getafe për gjashtë milionë euro.
Ndryshe, Parejo është kapiten i Valencian dhe gjatë shtatë sezoneve të kaluara në Mestalla ka zhvilluar 276 ndeshje duke shënuar edhe 44 gola. /Telegrafi/