Barcelona po lëviz për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, gjiganti katalunas është në kontakt me Juventusin rreth çmimit për reprezentuesin e Italisë.
Barcelona thuhet se kanë arritur deri te shifra prej 60 milionë euro për mbrojtësin 30-vjeçar.
Gjiganti katalunas e sheh Bonuccin pasi i ka lejuar Jeremy Mathieu të largohet drejt Sportingut dhe Javier Mascherano është i pavendosur.
Real Madridi gjithashtu është i interesuar për Bonuccin, ndonëse lëvizja e tij thuhet se është kundërshtuar nga brenda dhomës së zhveshjes. /Telegrafi/