Telegrafi

Barcelona i kushton vëmendje të veçantë sulmuesit Rafael Leao

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leoa ka përfunduar në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona, për afatin kalimtar të verës.

Leao ka qenë në formë mahnitëse për Milanin këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat, si sulmues krahu.

Forma e tij e mirë, sidomos shpërthimi në këtë sezon ka bërë që sulmuesi portugez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas gazetës Sport, Leao ka përfunduar në radarin dhe listën e dëshirave të Barcelonës, e cila ka marrdhenie të mira me agjentin e tij, Jorge Mendes.

Gjiganti i La Ligës po monitoron një sërë talentesh sulmues për afatit kalimtar të verës dhe 22-vjeçari i Milanit është në mesin e atyre që thuhet se është në sytë e tyre.

Megjithatë, transferimi i portugezit do të jetë i veshtire pasi Rossonerët synojnë ta mbajnë me çdo kusht edhe për disa sezone.

Në anën tjetër, edhe Arsenali i Mikel Artetas ka shprehur dëshirë për transferimin e lojtarit gjatë verës. /Telegrafi/