Site icon Telegrafi

Barcelona i kushton vëmendje të madhe transferimit të Leaos pas uljes së çmimit

Barcelona po monitoron nga afër të ardhmen e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao, i cili u lidh me një lëvizje verën e kaluar, por u shpall ‘i pashitshëm’ nga kuqezinjtë. Megjithatë, ky sezon nuk po del të jetë më i miri për anësorin portugez.

Në mosmarrëveshje me trajnerin Paulo Fonseca, Leao nuk e filloi ndeshjen e tyre të madhe kundër Napolit gjatë të martës mbrëma, në të cilën Rossonerët humben 2-0.

Këtë sezon, Leao mendohej të ishte ylli i madh i Milanit, por me formën e tij aktuale, çmimi i tij i kërkuar do të bjerë, ose kështu ata besojnë në Kataluni.

Sipas gazetës Sport, Barcelona është ende në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë për sezonin e ardhshëm dhe nëse Leao është në dispozicion me një çmim të arsyeshëm, ata janë të interesuar.

Drejtori sportiv, Deco dhe menaxheri Hansi Flick mendojnë se ai është një lojtar që bën diferencën dhe nëse do të ishte në gjendje të vinte për çmimin e duhur, kjo është një marrëveshje që ata do ta konsideronin.

 

Blaugranët tashmë kanë kontaktuar agjentin Jorge Mendes këtë verë për Leaon, i cili nuk është përfaqësuesi i tij, por ka një fjalë për të ardhmen e tij, por çmimi i kërkuar aktualisht është shumë i lartë.

Duket e çuditshme që me Raphinhan që më në fund po tregon formë të lartë në të gjitha gjithë dimensionet, Barcelona do të shqyrtonte mundësinë e nënshkrimit të një lojtari në pozicionin ku ai po luan.

Braziliani ka 17 kontribute në gol për 14 ndeshje deri më tani, shifra që Leao nuk i ka afruar asnjëherë, ndonëse Leao është dy vjet më i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version