Barcelona ka shënuar fitore ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në një ndeshje mjaftë interesante.
Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 6-të.
Ishte Lionel Messi që u kthye si startues, që harkoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me kokë shënoi për 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=aqG0Wg_Etc4
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën.
Ishte Arthur që me një predhë nga 20 metra shënoi një gol shumë të bukur (2-0).
Por pa shkuar në pushim Villarreal arriti ta zbusë epërsinë e kataluansve duke shënuar për 2-1 me Santi Cazorlan.
Ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq për Barcelonën, pasi që edhe Messi mori një lëndim muskulor.
Ai u largua shkaku i problemeve me muskuj.
Pjesa e dytë nuk solli edhe shumë gjëra, pasi tempo ra dhe skuadra ishin të kujdesshme.
Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 10 pikëve pas gjashtë javësh. /Telegrafi/