Barcelona e ka rikthyer interesimin për Mattia de Sciglion e Juventusit.
Zonja e Vjetër është e gatshme që të largojë mbrojtësin italian në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton Tuttomercato, Barcelona i ka ofruar dhjetë milionë euro Juventusit për shërbimet e De Sciglios.
Duke u bazuar në mediumin italian, bisedimet janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe marrëveshja mund të mbyllet me plus pesë milionë euro bonuse.
Katalunasit ka kohë që e duan transferimin e De Sciglios, por asnjëherë nuk kanë bërë ofertë zyrtare.
Duke se në edicionin e ri italiani së bashku me Miralem Pjanicin që tashmë është zyrtarizuar, do luajnë në Camp Nou. /Telegrafi/