Telegrafi

Barcelona kontakton Chelsean për yllin e ri, marrëveshja varet nga një kusht

Barcelona thuhet se ka kontaktuar klubin anglez, Chelsea, për t’u interesuar rreth nënshkrimit me mesfushorin Carney Chukwuemeka.

Sipas gazetarëve të gazetës Sport, Toni Juanmarti dhe Sergi Capdevila, Barcelona ka ‘kontaktuar’ me Chelsean për 20-vjeçarin anglez.

Megjithatë, klubi do të vihen pas transferimit të tij vetëm nëse trajneri Hansi Flick kërkon nënshkrimin.

Për momentin gjermani është i kënaqur me talentët Marc Casado dhe Marc Bernal, të cilët do të jenë pjesë e ekipit të parë këtë sezon.

 

Barça e vlerëson se sa dinamik dhe i gjithanshëm është Chukwuemeka. Ashtu si objektivi i madh i Blaugranëve së fundmi, Mikel Merino, anglezi shpesh lëviz në krahun e majtë gjatë ndeshjeve.

Klubi katalunas kishte interes serioz për Chukwuemeka edhe në vitin 2022 kur talenti i ri ishte pjesë e Aston Villas. Megjithatë, lojtari përfundoi duke iu bashkuar Chelseat për 18 milionë euro atë verë.

Chukwuemeka bëri vetëm 12 paraqitje për Blutë sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola dhe një asistim. Ai kaloi gati 200 ditë i lënduar sezonin e kaluar. /Telegrafi/