Telegrafi

Barcelona konfirmon të ardhmen e Messit: Së shpejti nënshkruhet kontrata me klauzolë të re

Lionel Messi ende nuk ka vazhduar kontratën me Barcelonën.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018, por ajo pritet të zgjatet edhe për dy apo tri vite tjera.

Gjithashtu në kontratën e re pritet të ketë rritje page por edhe klauzola e argjentinasit.

Përgjegjësi për transferime te Barcelona, Robert Fernandez ka thënë se kontrata e re pritet të nënshkruhet së shpejti.

“Vazhdimi i kontratës me Messin është çështje protokollare që pritet të zgjidhet së shpejti”, tha Hernandez.

“Në momentin që të dyja palët janë të gatshme gjithçka do të bëhet publike”.

“Besoj se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti”, deklaroi Fernandez.

Sipas mediave spanjolle Barcelona po mendon që t’i vë një klauzolë marramendëse Lionel Messit mbi 500 milionë euro.

30-vjeçari është pjesë e ekipit të parë Barcelonës që nga viti 2004.

Messi deri më tani ka zhvilluar 589 ndeshje me Barcelonën ku ka shënuar 513 gola dhe ka dhuruar 231 asistime në të gjitha ndeshjet zyrtare me gjigantin katalunas. /Telegrafi/