Telegrafi

Barcelona konfirmon shitjen e Vidalit te Interi dhe tregon për përfitimin modest që do të marrë

(Foto: Twitter/Inter)

Barcelona ka konfirmuar se e ka shituar Arturo Vidalin te Interi, por do të përfitojë vetëm një milionë euro për mesfushorin, edhe ato të kushtëzuara me paraqitjen e lojtarit.

Nerazzurrët deshën ta transferonin kilianin që në janar, mirëpo mosmarrëveshjet mes palëve, e kishin shtyrë arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Ndërsa tashmë, dy klubet kanë arritur në një pikë të përbashkët dhe zyrtarizimi i 33-vjeçarit ka ndodhur gjatë ditës së martë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vidal nënshkruan për Interin

“Barcelona dhe Interi kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Arturo Vidal. Klubi italian do t’i paguajë Barcelonës një milionë euro të lidhura me performancën”.

“FC Barcelona dëshiron ta falënderojë publikisht Arturo Vidalin për angazhimin dhe përkushtimin, dhe ia uron të gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Barca. /Telegrafi/