Barcelona është duke menduar për të ardhmen, pasi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me yllin e ri turk Emre Demir, që ende është vetëm 17 vjeçar.
Lojtari i Kayserispor do të bashkohet me Barcelonën B fillimisht dhe atë në sezonin e ardhshëm, ku ka nënshkruar deri në vitin 2027.
Barcelona ka paguar 2 milionë euro për shërbimet e tij.
❗ [BREAKING NEWS]
✍ Agreement to sign Emre Demir
🆕 17-year-old Turk to join Barça B from Kayserispor next season for 2 million euros plus variables on a contract until 30 June 2027#ForçaBarça 💙❤ https://t.co/FQiGMOCSBa
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) September 23, 2021
Në kontratën e re ai ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh, pasi shihet si njëri nga lojtarët më premtues të futbollit turk, ku ka thyer edhe disa rekorde.
Ai bëri debutimin e tij në moshën 15 vjeçare në Superligën e Turqisë, ku u bë edhe shënuesi më i ri në historinë e kësaj gare.
Ai luan në pozicionin e mesfushorit, ku veçohet me prekje të mirë të topit me këmbën e majtë. /Telegrafi/