Telegrafi

Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut, holandezi pritet të mungojë në katër ndeshje të rëndësishme

Frenkie de Jong (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong do të humbasë dy javët e ardhshme të veprimit për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasmë të këmbës së tij të djathtë.

Reprezentuesi holandez kërkoi të zëvendësohet në fitoren e Barcelonës 4-0 kundër Real Mallorca.

Quique Setien vendosi ta pushojë atë për ndeshjet kundër Leganes dhe Sevilla, me stafin mjekësor të klubit që vlerësoi lëndimin e lojtarit.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët e Barcelonës me vlerën më të lartë në treg – Kryeson Messi, befasi mungesat e Busquets dhe Pique

Tani klubi katalunas ka konfirmuar lëndimin e lojtarit me anë të një deklarate zyrtare, me rikthimin e tij që nuk pritet të vijë deri në fillim të korrikut.

23-vjeçari ka luajtur një rol të madh për ekipin e Setien në sezonin e tij të debutimit në Spanjë, me 27 paraqitje të La Liga.

Mungesa e tij është një goditje e vërtetë për Barcelonën në luftën për mbrojtjen e titullit, pasi De Jong mund t’i humbas katër lojë shumë të rëndësishme.

Barcelona përballet me Athletic Bilbao në mesjavë, përpara ndeshjeve kryesore kundër Celta Vigo, Atletico Madrid dhe Villarreal. /Telegrafi/