Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Albert Soler, ka treguar se skuadra e tyre ka pasur të drejtën të vendos për transferimin e ish lojtarit të Juventusit, Paul Pogba.
Soler e ka bërë këtë deklaratë vetëm pasi tashmë është mbyllur afati kalimtar dhe Pogba ka kaluar te Manchester United.
“Vitin e shkuar ne arritëm marrëveshje me Juventusin, që ne të kemi të drejtën e blerjes nëse shitet Paul Pogba”.
“Këtë verë ne kemi vendosur se cilët lojtarë t’i marrin që mund ta na përmirësojnë”
“Ideja e bordit ishte që ne e kemi të drejtën dhe askush nuk do të mund ta merrte para nesh”
“Kjo na bëri që ne të kemi më shumë opsione”, ka thënë Soler. /Telegrafi/