Barcelona vazhdon ta ndjek dhe ta pëlqej yllin brazilian të Chelseat, Willian.
Gjiganti katalunas ka në radarin e tij yllin e Bluve tash e një kohë të gjatë.
Gjatë verës së fundit, Barcelona është munduar disa herë ta transferojë Willianin në Camp Nou, por u refuzuan nga drejtuesit e Bluve.
Megjithatë, interesimi i Barcelonës për sulmuesin anësor brazilian nuk është venitur dhe ekziston ende.
Trajneri Ernesto Valverde ende këmbëngul në transferimin e 30-vjeçarit dhe u ka thënë drejtuesve të tentojnë me ndonjë ofertë për të.
Mediat në Spanjë raportojnë se drejtuesit e liderit të La Ligas janë duke shikuar mundësinë e futjes në marrëveshje të ndonjë futbollisti.
Sipas mediumit La Sexta, Barcelona është gati të ofrojë shërbimet e Malcom si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Willian.
Në këtë rast, Blaugranëve do t’iu duhej të paguanin edhe një shifër parash rreth 20 milionë euro përveç shërbimeve të Malcom, i cili nuk ka bindur që nga transferimi i tij nga Ligue 1. /Telegrafi/