Barcelona po vështron situatën dhe synon një veprim të papritur për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.
30-vjeçari ka filluar vetëm tetë ndeshje të Ligë Premier këtë sezon dhe ka mbetur pas John Stones, Vincent Kompany dhe Aymeric Laporte në hierarkinë e klubit.
Një raport në mediumit The Sun pretendon se mbrojtësi argjentinas tani është duke kërkuar në mënyrë aktive një largim nga kampionët anglezë.
Klubi i madh spanjoll, Barcelona thuhet se është shfaqur si një destinacion i befasishëm për Otamendin.
Otamendi u bashkua me Cityn në vitin 2015 në një marrëveshje prej 35 milionë eurosh nga Valencia dhe tashmë është i njohur me futbollin spanjoll.
Edhe pse Barcelona ka nënshkruar tashmë me mbrojtësin qendror Jeison Murillo për një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, Otamendi mund të vjen si transferim i verës.
“Ai nuk është i lumtur. Kur luan ai është i lumtur, kur nuk luan ai nuk është i lumtur, por jo vetëm Otamendi, të gjithë. Të gjithë”.
“Ne do të dëshironim ta mbanim, por kjo varet nga lojtarët dhe agjentët”, ka thënë Guardiola para gazetarëve më parë këtë muaj. /Telegrafi/