Telegrafi

Barcelona kërkon një marrëveshje urgjente me Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë transferimi urgjent i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.

Sergio Aguero pati probleme me çrregullimin e rrahjeve të zemrës në fundjavën e kaluar gjatë ndeshjes me Alavesin.

Doktorët e klubit e kanë këshilluar atë të pushojë dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për të paktën tre muaj.

Lexo po ashtu Barcelona konfirmon se sa do të mungojë Aguero

Kjo ka bërë që klubi katalunas të ketë nevojë të madhe për ta sjell një sulmues të ri në Camp Nou.

Emri që po përfolët për një transferim nga Barcelonës është ylli i Arsenalit, Aubameyang.

Lexo po ashtu Arsenali pritet t’i largojë tre sulmues më 2022

Sipas mediumit El Nacional, Barcelona dëshiron të vendosë një marrëveshje urgjente për sulmuesin e Arsenalit gjatë afati kalimtar të janarit.

Transferimi i yllit nga Gaboni sa do të jetë i vështirë, po aq mund të jetë i lehtë, pasi Topçinjtë synojnë revolucion në sulm dhe Auba ka plot 33 vjet mbi supe. /Telegrafi/