Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë transferimi urgjent i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.
Sergio Aguero pati probleme me çrregullimin e rrahjeve të zemrës në fundjavën e kaluar gjatë ndeshjes me Alavesin.
Doktorët e klubit e kanë këshilluar atë të pushojë dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për të paktën tre muaj.
Kjo ka bërë që klubi katalunas të ketë nevojë të madhe për ta sjell një sulmues të ri në Camp Nou.
Emri që po përfolët për një transferim nga Barcelonës është ylli i Arsenalit, Aubameyang.
Sipas mediumit El Nacional, Barcelona dëshiron të vendosë një marrëveshje urgjente për sulmuesin e Arsenalit gjatë afati kalimtar të janarit.
Transferimi i yllit nga Gaboni sa do të jetë i vështirë, po aq mund të jetë i lehtë, pasi Topçinjtë synojnë revolucion në sulm dhe Auba ka plot 33 vjet mbi supe. /Telegrafi/