Site icon Telegrafi

Barcelona kërkon huazimin e Luke Shaw

Mbrojtësi anglez, Luke Shaw, është emri i fundit që ka përfunduar në radarin e Barcelonës.

Gjiganti spanjoll është në ‘gjah’ për një mbrojtës të ri të krahut të majtë, si zëvendësues i Jordi Albas apo edhe si rezervistë i tij.

Sipas mediumit anglez The Sun, Barcelona e ka bërë mbrojtësin e Manchester Unitedit, Luke Shaw, objektivin kryesor të tyre për mbrojtës këtë verë.

Lexo po ashtu Manchester United kërkon të fitojë miliona nga shitjet e lojtarëve

Reprezentuesi i Anglisë ka mbetur si zgjedhje e dytë nën urdhrat e trajnerit të Unitedit, Jose Mourinho dhe Barça beson se ata mund ta sjellin atë në Camp Nou në një huazim të gjatë.

Luke Shaw (Getty Images)

Transferimi i janarit nga Philippe Coutinho për 105 milionë funte lë Barçën duke shikuar opsionet e tjera në tregun e transferimeve këtë verë, duke besuar se ata mund të sjellin lojtarë me huazim për të ulur kostot.

Kështu, Shaw është bërë objektiv kyç për afatin kalimtar të verës për krahun e majtë të mbrojtjes.

Lexo po ashtu Messi dëshiron Alaban te Barça

Para disa ditësh është folur edhe për një transferim të mundshëm të yllit të Bayern Munichut, David Alaba, i cili thuhet se është i preferuari i Lionel Messit.

Megjithatë, afrimi i tij do të jetë i vështirë, pasi austriaku ka një çmim të lartë dhe huazimi i tij është i pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version