Site icon Telegrafi

Barcelona kërkon Diego Costën

Ka kohë që flitet për një transferim të mundshëm të tijin në Kinë.

Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll, Diego Costa i cili ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Antonio Conte dhe dëshiron të largohet.

Përveç Atletico Madridit dhe skuadrave kineze, në garë për Costan ka hyrë edhe kampioni i Spanjës, Barcelona, shkruan Independent.

Diego Costa shihet si zëvendësues i Luis Suarezit që pritet të largohet në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version