Barcelona ka arritur ta shkrijë disavantazhin prej ndeshjes së parë ndaj Levantes (2-1), ku në shtëpi fitoi pastër 3-0.
Katalunasit për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen kthyese kishin vendosur të luanin pothuajse me skuadrën më të mirë.
Luis Suarez dhe Gerard Pique ishin në bankë, ndërsa pjesa tjetër të gjithë luajtën nga minuta e parë.
Ousmane Dembele ishte në top formë, ku shënoi dy herë brenda dy minutash.
Francezi shënoi në minutat 30 dhe 31 pas dy asistimeve të Lionel Messit.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Barcelona e hipotekoi ‘kualifikimin’, duke e dërguar rezultatin në 3-0 me golin e Lionel Messit.
Djelmoshat e Ernesto Valverdes arritën ta menaxhonin lojën deri në fund për të kaluar në mesin e tetë më të mirave në Kupën e Mbretit.
Fati i kësaj ndeshje mund ta vendoset edhe në tavolinë, pasi që Levante ka paralajmëruar ankesë në federatë, shkaku që Barcelona ka aktivizuar një lojtar pa të drejtë lojë në përballjen e parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/LMStuffMedia/status/1086007186160009216
https://twitter.com/LMStuffMedia/status/1086008124518084608
https://twitter.com/viagoals/status/1086020436624896001