Gazeta spanjolle Sport pretendon se Barcelona mbetet e interesuar për transferimin e Rafael Leaos, por katalanasit do ta blejnë portugezin verën e ardhshme vetëm nëse Milani ul kërkesat e tyre për transferim.
Leao po kalon një moment të vështirë te Milani dhe i nisi dy ndeshjet e fundit në Serie A në stol .
Edhe pse ai nuk është përplasur hapur me trajnerin Paulo Fonseca, duket qartë se raporti mes dyshes portugeze nuk është ideal.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona po vëzhgon situatën, duke shpresuar se do ta detyrojë Milanin të ulë kërkesat e tyre për transferim verën e ardhshme.
Gjigantët e La Ligës e kërkuan Leaon gjatë afatit kalimtar të fundit, por Milani ju tha se ai ishte i pashitshëm nëse nuk paguhet klauzola e tij prej 175 milionë euro.
Barcelona are monitoring Rafael Leão’s situation at Milan, according to @sport 🇵🇹👀 pic.twitter.com/6fefUKoFkI
— OneFootball (@OneFootball) October 31, 2024
Sipas këtij mediumi, Jorge Mendes ishte pas marrëveshjes së mundshme dhe mbetet një figurë vendimtare pavarësisht se nuk e përfaqëson zyrtarisht lojtarin.
Sport pretendon se Leao është ‘lodhur’ nga situata e tij në Milan dhe se çmimi i tij natyrisht po bie për shkak të problemeve të tij në “San Siro”.
Barcelona ka prioritet blerjen e një anësori të majtë në vitin 2025 dhe po pret të shohë nëse mund të ketë një mundësi për të nënshkruar me yllin portugez verën e ardhshme, por për një tarifë të përballueshme. /Telegrafi/