Site icon Telegrafi

Barcelona ka vetëm dy javë kohë për t’i larguar lojtarët e padëshiruar

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të madhe financiare.

Pandemia që ka kapluar gjithë botën vitin e kaluar e ka goditur edhe më shumë gjigantin katalunas që ka pësuar humbje të mëdha.

Tani katalunasit janë duke tentuar t’i largojnë disa nga futbollistët që kanë paga të larta, por problemi qëndron se nuk ka oferta të mira për ta.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kataluansit kanë vetëm dy javë kohë, pra deri më 15 gusht për t’i larguar disa nga futbollistët.

Data 15 gusht është afati i fundit për të ulur faturën e pagave e cila te Barcelona është shumë e lartë.

Portieri brazilian Neto, mbrojtësit Samuel Umtiti e Clement Lenglet, mesfushori Miralem Pjanic si dhe sulmuesit Antoine Griezmann e Martin Braithwaite janë në listën e largimeve.

Të gjithë këta lojtarë kanë paga të larta dhe realisht trajnerin Ronald Koeman nuk llogarit në shërbimet e tyre për edicionin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që Barcelona të mendojë sa më parë largimin e tyre dhe po pret ofertat e duhura.

Në rast se nuk arrijnë ofertat e duhura, katalunasit synojnë t’i huazojnë këta futbollistë vetëm që ta ulin faturën e pagave vjetore. /Telegrafi/

Exit mobile version