Matthijs de Ligt është futbollisti më i përfolur në 24 orët e fundit, pasi golit të shënuar ndaj Juventusit që i dha kualifikimin i Ajaxit.
Rrjeti sportiv ESPN raporton se Barcelona e ka përfunduar marrëveshjen për mbrojtësin holandez.
Palët janë marrë vesh që zyrtarizimi të bëhet më vonë, pasi që Ajaxi po lufton në të gjitha fronet.
Ajax është duke luftuar me PSV për titullin e kampion në Holandë kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat dhe të dy skuadrat kanë nga 74 pikë.
Harkëtarët po ashtu do të luajnë me Willem II në finalen e Kupës së Holandës.
ℹ️ -> In verband met de orde en veiligheid op @Schiphol zal de spelersbus, op uitdrukkelijk verzoek van de marechaussee, naast het vliegtuig parkeren om de spelers direct naar de @CruijffArenA te brengen.#UCL #juvaja pic.twitter.com/EAczOyGyAW
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 17, 2019
E fundit, por më e rëndësishmja është se ata janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Këto janë arsyet që klubet janë marr vesh që marrëveshja të mos bëhet publike, që lojtarët ta kenë mendjen vetëm te ndeshjet.
Shifrat janë të përafërta me ato që janë paguar për Frenkie de Jong nga Barcelona. Mesfushori kushtoi 75 milionë euro dhe 10 të tjera në formën e bonuseve.
De Ligt parashikohet të kushtojë 80 milionë eurove.
Konkurrenca e Juventus dhe e Bayern Munich ka bërë që drejtuesit e klubit katalanas të arrijnë një marrëveshje të shpejtuar me Ajaxin.
Barça është në kontakt të vazhdueshëm edhe me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan për t’i mbyllur marrëveshjet personale. /Telegrafi/