Site icon Telegrafi

Barcelona ka marrë një ofertë tronditëse për Lewandowskin

Barcelona pritet të jetë shumë e ngarkuar gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të verës. Ata shpresojnë të finalizojnë marrëveshjet për Joao Cancelo dhe Joao Felix, ndërsa lojtarët ekzistues gjithashtu mund të lëvizin përpara.

Ez Abde, Ansu Fati dhe Clement Lenglet duken të gjithë afër largimit nga Barcelona dhe ka mundësi që atyre t’i bashkohet edhe Robert Lewandowski.

Sipas gazetarit të Sport, David Bernabeu Reverter, një skuadër e paidentifikuar e Arabisë Saudite ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë euro për polakun.

 

Lewandowski ishte i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite në fillim të kësaj vere, por ai i hodhi në mënyrë të prerë zërat në atë kohë.

Ka shumë të ngjarë që ai ta bëjë këtë përsëri tani, megjithëse Barcelona ka shumë pak gjasa që ta pranojë ofertën gjithsesi.

Lexo po ashtu Xavi flet për gjendjen shpirtërore të Lewandowskit pasi sulmuesi nuk arriti të shënojë në dy ndeshje

Sulmuesi ka pasur një fillim të vështirë në sezonin e ri, dhe ai shënoi vetëm golin e tij të parë gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Villarrealit.

Pavarësisht kësaj, ai është ende një lojtar i domosdoshëm për Barcelonën, e cila me siguri do të jetë i etur për të mos e shitur atë. /Telegrafi/

Exit mobile version