Telegrafi

Barcelona ka katër ditë kohë që t’i mbyllë nëntë marrëveshje për këtë afat kalimtar (Foto)

E enjtja do të jetë ditë e fundit e afatit kalimtar për futbollistë në La Liga. 

Ousmane Dembele sot u prezantua si blerja më e re nga Borussia Dortmund, ndërsa puna vazhdon edhe për nëntë lojtarë të tjerë që do të blihen dhe do të largohen.

Angel Di Maria dhe Philippe Coutinho, janë zgjedhjet kryesore të Barcelonës për t’i ofruar në këtë afat.

Coutinho ka shkuar në Brazil për ndeshjet e kombëtares, edhe pse këtë sezon nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me Liverpoolin.

Kjo ka bërë që të mendohet për një prishje të marrëdhënieve mes lojtarit dhe klubit.

Di Maria është opsioni i dytë dhe PSG duhet ta shes shkaku i ardhjes së Kylian Mbappes dhe rregullave financiare.

Largimet  

Shumë largime në horizont te Barcelona. I pari në listë Andre Gomes që kërkohet me ngulm nga Juventusi.

Pas tij vjen Rafinha që kërkon minuta, që nuk i ka te Barca.

Ernesto Valverde ka kërkuar largimin e Arda Turanit dhe Douglasit nga klubi.

Munir El Haddadi po ashtu është një lojtar që duhet t’i gjendet zgjidhje.

Thomas Vermaelen dhe Marlon Santos, janë po ashtu dy lojtarë që duhet të largohen pasi nuk kanë të ardhme në klub./Telegrafi/