Barcelona prej kohësh është duke kërkuar një sulmues për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin.
Sulmuesi polak është në formë të shkëlqyer, megjithatë ai nuk mund të luaj edhe shumë gjatë me fanellën e katalunasve.
Duke marrë parasysh që Lewandowski tanimë është 36-vjeçar, Barca po shikon një sulmues që do të jetë pasardhës i polakut.
Sport ka raportuar se Barcelona tanimë ka gjetur zëvendësuesin ideal të polakut dhe ai është sulmuesi Karim Konate që po shkëlqen me fanellën e RB Salzburg.
20-vjeçari sezonin e kaluar shënoi 22 gola e pati tetë asistime, derisa këtë edicion ka realizuar pesë gola me fanellën e gjigantit austriak.
Drejtuesit e Barcelonës e kanë përcjell në disa ndeshje dhe janë bindur nga aftësitë e talentit nga Bregu i Fildishtë për ta transferuar në La Liga.
Megjithatë për të arritur te Konate, Barcelona duhet të mposht konkurrencë e gjigantëve anglez si Manchester United, Liverpool dhe Arsenal që gjithashtu e duan sulmuesin e talentuar.
Salzburg po e vlerëson yllin e tyre të ri me një çmim rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/