Telegrafi

Barcelona ka gati ofertën për Bellerinin

Hector Bellerin është i zgjedhuri i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Gjigantët e La Ligës po konsiderojnë një lëvizje për të sjellë mbrojtësin spanjoll në rrënjët e tij katalane.

Lexo po ashtu Bellerin kërkon të largohet drejt Barcelonës, Wenger e refuzon kërkesën e tij

Kështu, Barça tani janë duke u përgatitur për të bërë një qasje formale duke bërë ofertë zyrtare për futbollistin e Arsenalit.

Sipas gazetës Sport, Barcelona është e gatshme të paraqesë një ofertë prej 26 milionë funtesh për Hector Bellerin.

Megjithatë, kjo ofertë ka të ngjarë të refuzohet menjëherë nga Topçinjtë pasi do të cilësohet si shumë e ulët, por një gjë që dihet është se kataluansit nuk do të dorëzohen për shërbimet e tij. /Telegrafi/