Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 112 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, pas shkëlqimit të tij në Copa America.
Sulmuesi i Interit mbush 22 vjet në gusht dhe ka qenë një sensacion për La Seleccion këtë verë, duke shënuar radhazi në ndeshjet e kombëtarëes dhe duke fituar lavdërime nga media.
Ai është golashënuesi më i mirë në epokën e trajnerit Lionel Scaloni dhe ka pesë gola në vetëm nëntë paraqitje për vendin e tij duke luajtur së bashku me Leo Messin.
Sipas mediumit Radio La Red, Barcelona ka vendosur që Lautaro të jetë një objektiv shumë më i mirë se bashkëlojtari i tij, Mauro Icardi, dhe po përgatisin një ofertë me vlerë 112 milionë euro.
Ky është një hap i mrekullueshëm duke pasur parasysh se Nerazzurrët kanë paguar vetëm 14 milionë euro plus bonuse një vit më parë.
Ish-skuadra e tij, Racing, do të ketë 10 për qind të transferimit të ardhshëm, ndërsa besohet se Lautaro ka një klauzolë lirimi me vlerë 112 milion euro në kontratën e tij.
‘El Toro’ nuk kishte debutim i keq në Serie A pasi shënoi nëntë gola dhe siguroi dy asistime në 35 ndeshje konkurruese për Interin.
Shitja do t’i lejojë Nerazzurrët të sjellin Romelu Lukakun nga Manchester Unitedi dhe veteranin e Romës, Edin Dzeko, të cilët janë kërkesa specifike nga trajneri i ri Antonio Conte. /Telegrafi/