Në një ndeshje të çmendur të xhiros së 34-të të La Ligës, Barcelona humbi nga Girona me rezultat 4-2 në derbin katalanas dhe kështu katër ndeshje para fundit ia dorëzoi titullin Real Madridit, i cili më herët kishte mundur 3-0 në shtëpi Cadizin e mbytur.
Los Blancos kanë siguruar teorikisht titullin e 36-të kampionatit spanjoll pasi tani është 13 pikë përpara Gironas dhe 14 pikë përpara Barcelonës.
Girona e kaloi Barcelonën në vendin e dytë dhe u dha tifozëve të Real Madridit një festë të madhe.
Edhe pse Barcelonës iu desh t’ia dorëzonte titullin e fituar sezonin e kaluar herët rivalit të saj më të madh, ajo reagoi me sportivitet.
Menjëherë pas humbjes së saj, që nënkuptonte festën e kampionatit të Realit, ajo postoi në profilet e saj në rrjetet sociale: “Urime Real Madridit për fitimin e titullit të La Ligës”.
Kjo shkaktoi dhjetëra mijëra reagime dhe jo vetëm pozitive. Shumë tifozë të Realit u tallën me Barcelonën, shkruan mediumi kroat Index.hr.
Këtij urimi ata iu përgjigjen me kolazhe urimesh të mëparshme nga Barcelona për rivalin e saj më të madh me rastin e fitimit të La Ligës, Ligës së Kampionëve, Kupës së Mbretit…
Can't wait for the UCL one pic.twitter.com/IYrYiGln6f
— Noodle Vini (@vini_ball) May 4, 2024
Ata shkruanin gjithashtu se FC Barcelona, që është emri zyrtar i klubi, duhet pasur parasysh se sa shpesh e përgëzon rivalin e tij më të madh për fitimin e trofeve, ta ndryshojnë emrin dhe t’i vënë “FC Urimi”. /Telegrafi/