Telegrafi

Barcelona ishte duke e përcjellë, talenti 18-vjeçar shënon het-trik (Video)

Talenti francez, Ousmane Dembele është si duket njëri nga lojtarët më me fat në botë.

Në ndeshjen Rennes-Nantes, përfaqësuesit e Barcelonës ishin të pranishëm në stadium për ta përcjellë atë.

Por sulmuesi 18-vjeçar ishte në formën e tij më të mirë, pasi shënoi het-trik në fitoren e thellë të skuadrës së tij Rennes 4-1.

Dembele shënoi het-trik brenda pjesës së parë dhe natyrisht që për të ka qenë një lehtësim kur në tribuna ishin përfaqësuesit e Barcelonës.

Sipas medieve spanjolle dhe franceze, Barcelona gjatë verës pritet të dalë me ofertë zyrtare për francezin e talentuar.

18-vjeçari deri më tani ka shënuar nëntë gola në Ligue 1 dhe ka dhuruar tre asistime në 17 ndeshje të zhvilluara.

Rennes yllin e saj e vlerëson rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/


Rennes 4-1 Nantes | All Goals (English) – 06… by soccerhub365