Telegrafi

Barcelona ironizon me Modricin: Më lehtë është ta marrësh fanellën e Messit në dyqanin tonë

Barcelona ka shfrytëzuar profilin zyrtar në Tëitter për të ironizuar me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Klubi katalunas ka treguar forcën e vërtetë në udhëtimin e tyre në Santiago Bernabeu duke fituar me rezultat të thellë 3-0.

Kjo fitore në çerekfinale ka bërë që Barcelona ta prej një biletë për finalen e madhe të Copa del Rey, ku do të takohet me Valencian.

Ylli i mbrëmjes në këtë ndeshje ishte padyshim Luis Suarez, i cili shënoi dy gola, ndërsa i treti iu mohua nga mbrojtësi Raphael Varane.

Megjithatë, një situatë e sikletshme i ka ndodhur fituesit aktual të Topit të Artë, Modricit, i cili e kapi për fanelle Messin për të ndalur.

Momenti kur Modric ndërhyri në Messin!

Kjo kapje për fanelle e Modricit ndaj Messit ka bërë që Barcelona të ironizojë me kroatin në rrjetet sociale.

“Është shumë më e lehtë që të marrësh fanellën e Messit në dyqanin tonë online”, ka shkruar Barcelona në postimin e tyre në Twitter.

Edhe pse ndërhyrja ishte e dukshme dhe gjyqtari ishte afër, Modric arriti të shpëtoj pa u ndëshkuar. /Telegrafi/