Barcelona po tenton të transferojë Nicolas Tagliaficon nga Ajaxi në afatin kalimtar të ardhshëm.
Skuadra katalunase do t’i largojë disa lojtarë me të përfunduar ky edicion, derisa ka shënjestruar përforcime të reja.
Mundo Deportivo raporton se Tagliafico e pëlqen kalimin te Barcelona, mirëpo Ajaxi ngurron shitjen e tij.
Skuadra holandeze do të jetë e detyruar të shesë lojtarin, pasi thuhet se agjenti ka filluar bisedimet me kampionin e La Liga-s.
Junio Firpo në anën tjetër ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe Tagliafico shihet si zëvendësues i tij.
Ajaxi do të kërkonte 50 milionë euro nga shitja e lojtarit, por që Barcelona nuk ofron më shumë se 35 milionë. /Telegrafi/