Barcelona thuhet se të jenë të interesuar në sulmuesin e cili ka humbur vendin te Milani, Carlos Bacca.
Thashethemet kanë lidhur kolumbianin me ish-klubin e Sevillas, por sipas gazetës spanjolle Dario Gol, ata nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e sulmuesit të Milanit.
30-vjeçari u kritikua në fund të nëntorit që mori pjesë në një lojë të Sevillas, ndërsa ishte i lënduar jashtë fushave, në vend se të ishte duke parë shokët e tij të skuadrës që luajtën me Empolin.
Gazeta spanjolle shkruan se gjigantët e Katalunisë, Barcelona bëri hetime paraprake mbi Baccan gjatë verës, por në vend të kësaj zgjodhën të nënshkruajnë Paco Alcacer nga Valencia, i cili ka luajtur vetëm dy herë deri më tani, pa arritur të gjej golin.
Kjo mund të nxisë Barcelonën për të ofruar Alcacerin në këmbim të Baccas, por Milani raportohet se janë duke qëndruar të patundur në vlerësimin e tyre prej 30 milionë euro për sulmuesin. /Telegrafi/