Site icon Telegrafi

Barcelona me interesim befasues për Oscarin

Mediumi brazilian TNT Sports Brasil raporton se Barcelona është duke tentuar që të transferojë ish-anëtarin e Chelseat, Oscarin.

Mesfushorin ofanziv u larguar nga The Blues vite më parë, për të kaluar në Kinë te skuadra Shanghai SIPG.

Edhe pse në moshë të re mori vendim që të shkonte për një aventurë atje, Oscar ka qenë në formë të mirë, por jo edhe të lartë.

Mediumi brazilian bën të ditur se situata financiare e Barcelonës nuk do ta bëjë të lehtë transferimin e tij nga skuadra kineze.

Shanghai e sheh Oscarin si një lojtar të pashitshëm, por është dëshira e këtij të fundit se ku dëshiron të luajë.

Barcelona tashmë ka siguruar shërbimet e Ferran Torresit nga Manchester City, ndërsa po tenton të bëjë së paku edhe një përforcim.

Do të ishte tejet befasuese të shikon një lojtar si Oscar të rikthehet sërish në Evropë dhe të luajë në nivelet e larta. /Telegrafi/

Exit mobile version