Obsesioni kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar është krahu i majtë i sulmit dhe duket se Luis Diaz mbetet në listën e tyre të dëshirave.
Pas përpjekjeve të tyre për transferimin e Nico Williams verën e kaluar, blaugranasit mund të bëjnë një ofertë për 28-vjeçarin.
Sipas një raportimi nga Sport, Diaz është bërë prioriteti kryesor i Barcelonës për atë pozicion pasi drejtori sportiv Deco po favorizon transferimin e kolumbianit, pasi beson që karakteri dhe aftësia e tij për të punuar në hapësira të ngushta i jep një avantazh ndaj Williams.
Antena 2 në Kolumbi po ashtu e cituar nga e përditshmja katalanase, ka thënë se Barcelona i ka shprehur Liverpoolit qëllimin e tyre për të bërë një ofertë për Diaz në verë.
Liverpooli tashmë ka hapur bisedimet për një kontratë të re me Diaz në muajt e fundit me atë aktualen që i skadon në 2027, por ato nuk kanë avancuar.
Supozohet se kostoja totale e një marrëveshje të mundshme për Williams duke përfshirë pagën, do t’i kushtonte Barcelonës 100 milionë euro, teksa transferimi i Williams do të kushtonte 70 milionë euro.
Është e qartë se Diaz është gjashtë vite më i vjetër se Williams, që do të thotë se Barcelona me gjasë nuk do të arrinte të fitonte shumë nga shitja e tij në të ardhmen./Telegrafi/