Dukej gjithçka e kryer dhe vetëm pritej që Arturo Vidal të prezantohet te Interi.
Por në çastet e fundit ka ndryshuar gjithçka dhe lojtari do t’i bashkohet Barcelonës.
Bayern Munich dhe Barcelona kanë arritur edhe akordin për transferimin e Vidalit.
Kampionët e Spanjës kanë pranuar të paguajnë rreth 30 milionë euro tek Bayerni për t’i marrë shërbimet e Vidalit.
E kampionët e Spanjës e kanë bindur edhe mesfushorin kilian për tu transferuar në Camp Nou.
31-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Barcelonën.
E përditshmja kataluanse, Mundo Deportivo ka zbuluar edhe pagën vjetore të Vidalit.
Ish-anëtari i Juventusit dhe Bayer Leverkusenit do të fitojë nëntë milionë euro neto në stinor, pagë që është shumë më e lartë se që i ofroi Interi.
Kësisoj Vidal largohet nga Munichu pas tri viteve të kaluara si futbollist i Bayernit. /Telegrafi/